ELBASAN– Grabitjet me armë vazhdojnë të konsiderohen shqetësuese në Shqipëri.

Pak minuta më parë një e tillë ka ndodhur në një banesë në kilometrin e 29-të të aksit rrugor që lidh Elbasanin me qytetin e Tiranës.

Nga të dhënat e para saktësisht grabitja ka ndodhur në afërsi të Qafës së Krrabës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ndërsa ka nisur kërkimet për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të grabitjes.

Pritet të qartësohen të dhëna të tjera për llojin e grabitjes.