Një grabitje ka ndodhur në një karburant në Fllakë të Durrësit, ku sipas informacioneve paraprake dyshohet se autorët kanë qenë të armatosur.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes si dhe shuma që kanë vjedhur autorët.
Aktualisht policia po heton në lidhje me rastin, si dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve.





