Tre persona të maskuar kanë tentuar të grabisin banesën e një 62-vjeçari me inicialet A.V në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në mesnatë dhe autorët e grabitjes të idenitifikuar si Pllumb Kolbuçaj 45 vjeç, banues në lagjen Guerile, Abdullah Hardhiçaj, 53 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, dhe një person tjetër kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e 62 vjeçarit, me të cilin janë konfliktuar fizikisht, duke i shkaktuar dëmtime, por jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu është identifikuar edhe autori i tretë i cili u shpall në kërkim.
Njoftimi i policisë Shkodër
Falë reagimit të shpejtë të policisë arrestohen në flagrancë dy nga autorët e grabitjes.
Nga shërbimet të Komisariatit Policisë Shkodër, Forcës Posaçme Shqiponja të D. V. P. dhe FNSH në lagjen Kongresi i Përmetit, Shkodër, është arrestuar në flagrancë shtetasi:
Pllumb Kolbuçaj 45 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër,
Abdullah Hardhiçaj, 53 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër,
Keto shtetas u arrestuan pasi dyshohet të ketë qenë autorë të grabitjes, të cilët se bashku me një shtetas tjetër, kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A. V. 62 vjeç, me të cilin janë konfliktuar fizikisht, duke i shkaktuar dëmtime, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu është identifikuar edhe autori i tretë i cili u shpall në kërkim shtetasi F. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër.
Shtetasve të lartpërmendur në momentin e arrestimit ju gjet maska, doreza, dhe një levë hekuri të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.





