7nëntor 2015 – Dy të moshuar janë rrahur barbarisht nga persona të paidentifikuar në Shkodër, të cilët kishin hyrë në banesën e tyrë për t’i grabitur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 të ditës së sotme ku tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e çiftit të të moshuarve me qëllim grabitjen, shkruan Panorama.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtoj i Vjetër, në banesën e çiftit Maliq dhe Life Tahiri, 78 dhe 70 vjeçe.
Burri ka pësuar dëmtime të rënda në kokë, pasi është goditur me qytën e pistoletës. Ndërsa gjendja e të moshuarve është më e mirë.
Policia është vënë menjëherë në ndjekje të tre grabitësve, si edhe ka ngritur postblloqe në rrugën kryesore të Rrethinës. Nuk dihet nëse kanë marrë gjëra me vlerë nga shtëpia e pleqve.
/portali DurresLajm/