Vjedhje masive janë regjistruar në Francë të martën, ndërsa protagonistë janë shqiptarë.

Mediat franceze shkruajnë se grabitja është regjistruar në Gerardmer (Vosges), ku janë plaçkitur edhe vepra arti me vlerë 50 mijë euro.

Gjithashtu, atyre u janë gjetur edhe bizhuteri dhe sende të tjera të vjedhura. Të paktën 12 persona janë arrestuar, pesë prej të cilëve janë lënë në paraburgim.

Ata u arrestuan të mërkurën në mëngjes, ndërsa të premten është caktuar masa ndaj tyre nga prokuroria. Lajmi bëhet i ditur sot nga mediat franceze.

Grupi është pjesë e tifozerisë shqiptare që mbështesin Kombëtaren në "Euro 2016".