Vjedhjet në shtëpitë e futbollistëve fatkeqësisht janë kryefjalë e ditës. Shpesh herë "minjtë e apartamenteve" tentojnë dhe kurrë nuk lënë tu shpëtojë ndonjë "thes" me vlerë. Më të rralla janë vjedhjet në të cilat skifterët shënjestrojnë shtëpitë e trajnerëve, aq më pak për të vjedhur fanellat e futbollistëve, e aq më të pakta, që të grabisin bluzën e një futbollisti gati në "divorc" me vetë trajnerin.

Pikërisht kjo ka ndodhur në banesën me numër 16 në Paris, aty ku jeton trajneri i PSG, Unai Emery. Sikurse është denoncuar nga bashkëshortja e trajnerit bask, por gjithashtu edhe sipas raportimeve të të përjavshmes, "Le Point", hajdutët kanë vjedhur mall me vlerë totale që përllogaritet në shumën 20 mijë euro, mes të cilave një orë Rolex me vlerë 7000 euro dhe disa çanta Chanel të bashkëshortes së trajnerit, sikurse dhe shumë fanella të Neymar.

Gjithçka ka ndodhur gjatë ndeshjes kundër Strasburgo, e vlefshme për Kupën e Francës dhe e përfunduar me fitoren e PSG me rezultatin 4-2. Sipas asaj që u deklarua, porta e shtëpisë Emery nuk është e blinduar, por ka vetëm një sistem të thjeshtë ruajtje, funksionimi i të cilës është në limitet e kërkesave. Mbase Neymar do të ndryshojë ide në lidhje me Emery, pasi të ketë mësuar për faktin që trajneri ruante në shtëpinë e tij fanellat e brazilianit.