12 mars 2015 – Një grabitje e ngjashme me skenat e filmave me dedektivë ka ndodhur ditën e mërkurë në Francë.
Autoritetet franceze kanë njoftuar se 15 persona të armatosur, ndaluan dy furgonë që po transportonin bizhuteri të çmueshme, larguan me forcë shoferët, dhe arritën të vjedhin objektet e vlefshme.
Hetuesit kanë gjetur furgonët, të cilët ishin djegur dhe braktisur në rrugën që lidh Parisin me Lionin. Por, asnjë gjurmë nuk është gjendur ende nga bizhuteritë me vlerë prej 9 milionë eurosh, dhe as nga grabitësit që tani janë objekt i një operacioni të gjerë kërkimor nga policia.
Në Francë kryhen shpesh grabitje të shumta bizhuterish, disa prej tyre të realizuara me operacione spektakolare, në mes të ditës dhe në lagjet e zhurmshme të qytetit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





