E shtuna në mbrëmje solli debate të forta në shtëpinë e Big Brother Vip mes Graciano Taganit dhe Romeo Veshaj.

Ky i fundit ka qenë i prekur pasi Romeo i ka përmendur pikën e tij të dobët, shoqërinë.

Së fundmi, kutia e Pandorës u hap nga Graciano, ku iu dhurua një udhëtim në çift dhe në këmbim duhet të çonte 3 banorë.

Si një formë hakmarrjeje, ai çoi në nominim treshen e musketierëve, aktorin  Romeo Veshaj, gazetarin e kronikës Elvis Myrtaj dhe ish konkurenten e G.F Heidi Bacin.

Ky nominim ka sjellë mërzi te Romeo i cili e quajti si padrejtësi nga ana e balerinit.