Të ftuarit në këtë puntatë të “Shiko Kush Luan” ishin energjikë, të gatshëm të luanin çdo lojë e mbi të gjitha t'i përgjigjeshin pyetjeve me “spec”.
Një ndër ta ishte dhe balerini i njohur Graciano Tagani, i cili me buzëqeshjen dhe sinqeritetin që e karakterizon, mundi të përballonte një pyetje aspak të lehtë.
Te loja “Ndaje ose Pije” balerinit i duhej t’i përgjigjej pyetjes se nëse do t’i propozohej, a do të linte skuadrën e baletit të Albi Nakos për trupën e baletit të “Top Channel”.
Graciano si për habi u përgjigj: “Patjetër, me kënaqësinë më të madhe. Do ta lija Albin, sepse trupa e baletit të “Top Channel” është më e mira”.
Ai u shpreh se do të ndihej shumë i lumtur nëse do të merrte një propozim të tillë.





