Ndërsa sot në mbrëmje zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy, mediat gossip kanë nxjerrë nga arkivi i tyre disa nga veshjet më estravagante dhe më të çuditshme me të cilat yjet e muzikës janë prezantuar në këtë eveniment.
Një ditë më parë, stafi organizator i çmimeve më të rëndësishme të muzikës përmes një emaili paralajmëroi këngëtarët të tregoheshin të kujdesshëm me veshjet e tyre, sepse në bazë të rregullave strikte të këtij viti nuk do të lejoheshin veshjet që nxirrnin në pah pjesët intime të pjesëmarrësve.