Partia Socialiste ka dërguar përfaqësuesin e saj në festën e 15-vjetorit të LSI-së. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, po merr pjesë në festën e 15-vjetorit të krijimit të kësaj force politike.

Më herët, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke folur në Konventën e LSI të mbledhur për këtë rast tha se misioni i LSI-së është të kthejë të majtën në "shina".