Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka votuar sot pas zv/kryeministrit Erion Braçe.
Në përfundim të procesit, ai foli për mediat dhe tha se shqiptarët kanë mundësi që jo vetëm të votojnë, por edhe të zgjedhin.
“Siç e patë jo vetëm votova por edhe zgjodha. Ju e dini besoj edhe për kë votova. Subjektet ishin 30 dhe kishte alternativa, mirë do ishte të kishte edhe më shumë. E nesërmja do të jetë ditë normale. Mazhoranca dhe opozita duhet të marrin përgjegjësitë. Nuk ka burrë nëne të rikthejë diktaturën në Shqipëri”. –tha Ruçi.





