ELBASAN, 1 dhjetor 2013-  Policia e Gramshit ka sekuestruar mëngjesin e sotëm një arsenal armesh e municionesh. Burime të policisë bëjnë të ditur se armët janë gjetur në anë të lumit Devoll, në lagjen “Sporti” në Gramsh, të fshehura në disa shkurre. 
Mësohet se policia ka sekuestruar një automatik model 54, një pistoletë shenjëdhënëse, 3500 fishekë model 54, si dhe 500 fishekë model 54. 
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të identifikuar e kapur personat që kanë fshehur armët pranë lumit.