11 dhjetor 2013- Arrestohen në flagrancë një 33 vjeçar nga Gramshi pasi ka terrorizuar nxënësit dhe mësuesit e shkollën 9-vjeçare “Estref Bajrami”, duke hyrë nga klasa në klasë dhe duke bërtitur dhe ofenduar.Dyshohet se 33 vjeçari Ilir Duzha ishte në gjendje të dehur. Menjëherë policia ka mbërritur në ambientet e shkollës 9 vjeçare duke bërë të mundur arrestimin autorit të ngjarjes. Kjo ngjarje ka shokuar nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle.





