Granata e dorës, e gjetur mëngjesin e sotëm nga një roje e një kompanie ndërtimi në afërsi të murit rrethues të portit të Durrësit, duket se i përket armatimeve të vitit 1997.

Sipas policisë, granata është difensive dhe pjesë e armatimit të Ushtrisë Shqiptare nga trazirat e vitit 1997. Ajo është pa armëzim (në gjendje të vjetër) dhe nuk përbën rrezik për shpërthim.

Xhenierët do të merren me asgjësimin e saj.