Granit Xhaka duket se është një adhurues i madh i luksit. Pas yjeve të muzikës, janë edhe ata të futbollit që nuk rrinë pas. Granit Xhaka së fundmi është parë me një orë Rolex flori 18 karat dhe me diamantë të bardhë e të zi, e realizuar posaçërisht për të.

Vlera e kësaj ore e kalon shumën prej 30 mijë eurosh. E po ashtu edhe unaza e tij nuk mbetet pas. Vlera e saj është rreth 10 mijë euro.
Por kur fiton aq shumë, fundja përse të mos ia bëjë qejfin vetes? Xhaka fiton rreth 90 mijë paund në javë te klubi londinez dhe luksi i tillë nuk duhet të na habisë.






