Bayer fitoi me rezultatin e pastër 2-0 kundër AS Roma ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League.

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka përgëzoi ekipin për paraqtijen, ndërsa theksoi se finalja është më afër.

​​“E dinim se do të ishte e vështirë, por ne bëmë një lojë të shkëlqyer dhe është turp që nuk shënuam më shumë gola. Kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt finales së Dublinit, por e dimë forcën e Romës dhe duhet të jemi të kujdesshëm në Leverkusen. Finalja është më afër, por ne e dimë se nuk ka mbaruar”, u shpreh Xhaka për RAI.

Ndërkombëtari shqiptar, shpjegoi se tani të gjithë duan t’i mposhtin, por thotë se askush nuk mund t’i ndal.

“Rezultat është i mirë, nuk pësuam gol, por mund të shënonim dy ose tri gola më shumë. Është normale të luajmë me kujdes, pasi ne ishim në transfertë. Roma tentoi ta mbante topin, kurse ne jemi të mirë edhe kur nuk e qarkullojmë sferën. Jemi 47 ndeshje pa humbje, e dim që të gjithë dëshirojnë ta na mposhtin tani. Ky mentalitet, ky kualitet që ne kemi edhe nga lojtarët që vijnë nga stoli na bëjnë më të fortë dhe të pathyeshëm. Mund të shënojmë kundër çdo skuadre dhe luajmë pa frikë. Jam i lumtur që jam pjesë e Leverkusen”, tha Xhaka.

Ndeshja e kthimit Bayer Leverkusen-Roma, zhvillohet të enjten e ardhshme në “Bay Arena” duke nisur nga ora 21:00.