Ardhja e talebanëve në pushtet ka bërë që mijëra qytetarë të braktisin shtëpitë e tyre në Afganistan dhe të largohen nëpër vende të sigurta.

Aeroporti i Kabulit, shihet si pika kryesore për të dalë nga vendi. Atje ndodhen aktualisht mijëra njerëz, që presin me dëshpërim radhën për t’u larguar.

Disa kanë mundur të ikin, e të tjerë, qajnë me ngashërim pasi ndihen të pasigurt për të ardhmen. Në pamjet e publikuara nga Daily Mail, shihen disa vajza, teksa zgjasin duart përtej kangjellave të hekurta dhe i luten ushtarëve amerikanë për ndihmë.

Gjithashtu edhe në sfond dëgjohen krismat e armëve të talebanëve. Shumë shtete të BE-së dhe SHBA-së po punojnë për të pritur qytetarët afganë që largohen nga vendi.

Aktualisht aeroporti është i rrethuar nga luftëtarë talebanë të armatosur të cilët ruajnë territorin.