Sipas ligjeve aktuale të Arabisë Saudite, gratë e të gjitha moshave kanë nevojë për miratimin e një të afërmi mashkull për të udhëtuar jashtë vendit ose për të marrë një pasaportë. Por tashmë me anë të një reforme të re, ato do të lejohen të udhëtojnë pa lejen e tyre.

Ky ndryshim do të hyjë në fuqi këtë vit, thanë zyrtarët sauditë për Wall Street Journal.

Në të shkuarën Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite kërkonte që të firmosej një dokument nga një burrë i familjes në rast se një grua duhej të udhëtonte jashtë vendit. Kujtojmë se një vit më parë, në muajin qershor u lejua që gratë në Arabinë Saudite të merrnin patentë shoferi, duke i dhënë fund ndalimit të vendit të vetëm në botë për shoferet femra.