Gjatë vizitë së fundit të Kim Jong-Un në Rusi për t’u takuar me liderin Vladimir Putin, u vunë re edhe disa detaje interesante që kanë të bëjnë me gratë shoqëruese të liderit të Koresë së Veriut.

Ministrja e Jashtme, Choe Son Hui mbërriti në Rusi me një çantë mjaft të shtrenjtë Gucci, vlera e së cilës shkon në 9370 euro. Kjo lloj çante e ministres, prej lëkure struci, është tërhequr nga qarkullimi, por me çmimin referencial të vitit 2019 vlera e saj ishte mbi 9000 euro. Gjithashtu ministrja njihet edhe si një duhanpirëse e fortë dhe një pijanece e regjur.

Por jo vetëm ministrja shkëlqeu me çantën e saj. Edhe motra e Kim Jong-Un, Kim Yo Jong, ajo që kërcënon SHBA dhe perëndimin, u paraqit me një çantë lëkure “Lady Dior”, që ka vlerën e 6400 eurove.

Interesant është fakti që policia koreano-veriore kujdeset që në vend të mos hyjë asnjë ndikim i keq nga perëndimi. Gjëra të tilla perceptohen keq nga morali komunist i dinastisë së Kim Jong-Un, markat e shtrenjta, stilimi i flokëve apo serialet televizive.

Edhe pse populli në Korenë e Veriut, rreth 26 milionë banorë, shpesh përballet me nevojat më bazike, liderët e saj nuk ngurrojnë të shpenzojnë mjaftueshëm për daljet e tyre.