Gratë shtatzënë dashur pa dashur ledhatohen pak gjatë pritjes së ëmbël, për shkak të qenies që mbajnë brenda vetes. Mirëpo, me të drejtë, sepse çdo gjë ju falet gjatë asaj periudhe. Por hormonet bëjnë të vetën, pavarësisht se ato urrejnë ta dëgjojnë këtë gjë. E prej këtyre të fundit dhe sjellja e femrave është jo pak e luhatur. Herë të lumtura e herë të trishtuara, por gjithmonë të shoqëruara me lot.
Ja disa arsye, gjithnjë nëse mund të quhen të tilla.
Jepi një çokollatë dhe lëre ta shijojë deri në fund.
Në këtë rast një grua shtatzënë do të qante për dy gjëra: Ose sepse çokollata i shijoi tmerrësisht shumë ose sepse kjo e fundit mbaroi shumë shpejt dhe ajo nuk gjeti të ngopur.
Mos i thuaj kurrë që duket shumë e shëndoshë.
Ajo e di këtë gjë por nuk do ta pranonte kurrë ta dëgjonte nga dikush tjetër. Kjo gjë do e bënte të shpërthente në lot. E më pas ti do haje ndonjë shapkë kokës sigurisht.
Ajo do qajë sa herë të shikojë një fëmijë në rrugë.
Mezi po pret që të ketë foshnjën e saj në krahë, por instiktet amësore kanë filluar që tani. Çdo fëmijë që do shohë, e emocionon.
Nëse do shohësh një film me të përgatitu.
Ajo do jetë duke qarë më shumë se gjysmën e kohës. Ndonëse, filmi mund të jetë komedia më epike që keni parë ndonjëherë.
Gjatë shtatzënisë, sidomos nga fundi ajo do bëhet një Drakula e vërtetë. Paranojat do të jenë pjesë e saj tashmë.
Ajo do t’ju bëjë pyetje, përgjigjet e së cilave do i japë vetë. Dhe pavarësisht se do i zgjedhë vetë ato përgjigje, përsëri nuk do i pëlqejnë dhe sigurisht që do fillojë të qajë.
Por mos u shqetësoni të dashur djem e burra, kjo gjë zgjat vetëm 9 muaj. Më pas do uleni në divan si familje dhe do të qeshni bashkërisht me këto sjellje të partneres. Por këtë here, ajo nuk do të qajë fare ose ndoshta pak fare nga emocionet.





