Në sajë të operacion policior të koduar "GRE-HOT", blutë e Shkodrës kanë arrestuar 5 persona ndërsa kanë shpallur në kërkim një tjetër për veprat penale “Trafikimi i qenieve njerëzore” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”
Në pranga kanë përfunduar shtetasit:
- Ndue Ulaj, 33 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe
- Sajmir Karaj, 34 vjeç, banues në Tiranë
- Florind Tole, 26 vjeç, banues në Tiranë
- Griseld Dekovi, 24 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër
- Gjokë Murçaj, 33 vjeç, banues në lagjen Partizani, Shkodër
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. P.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë hetimeve të zhvilluara nga ana e strukturave të Policisë, këto shtetas siguronin pritjen, transportimin dhe ambientet e akomodimit si hotele dhe shtëpi banimi për shtetasit e huaj të vendeve të treta, kryesisht sirianë, dhe bënin të mundur trafikimin e tyre nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Malit të Zi me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.
Ky grup i strukturuar kriminal në trafikimin e qenieve njerëzore ushtronte aktivitetin nga shteti i Greqisë në qytetet Korçë- Elbasan- Tiranë- Lezhë- Shkodër- Malësi e Madhe dhe më pas kalimi në Malin e Zi.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
* 3 automjete, të cilët përdoreshin për transportimin e shtetasve të huaj.
* një sasi Euro të gjetura personave të arrestuar
*dhjetëra telefona celularë dhe karta SIM
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga nenet 110/a dhe 298/3 të Kodit Penal.





