Tiranë, 27 gusht 2014 – Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Adelina Greca ka akuzuar sot vendorët në bashki e komuna, për shkelje të renda në dhënien e lejeve të ndërtimit.
Në një dalje publike për media, ajo vlerësoi vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit, si një masë në kushtet e emergjencës që ndodhet në vend në këtë drejtim. Sipas saj, në shumë raste vendorët në bashki e komuna kanë abuzuar me detyrën në dhënien e lejeve, pasi ato janë lëshuar pa respektuar ligjet, duke cënuar edhe zonat e mbrojtura.
Ajo ka thënë se në ditët në vijim do të publikojë një sëre lejesh që janë të pavlefshme.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





