Tiranë, 31 maj 2014 – Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda morën pjesë mbrëmë në një ekspozitë të studentëve të Akademisë së Arteve me ftesë të djalit të kreut të qeverisë, Gregorit.

Gregori ka shoqëruar dhe është kujdesur për Lindën shtatzënë, madje në një moment duket që i ka vënë dorën në bark, për të ndjerë lëvizjet e vëllait/motrës që së shpejti pritet të vijë në jetë.

Gregori pritet të bëhet vëllai i madh, ndërsa kryeministri Rama do të bëhet baba pas 25 vitesh, kohë kur erdhi në jetë Gregori, djali i tij i vetem.
Në moshën 48 vjeçare Linda pret fëmijën e saj të dytë nga martesa e saj me Edi Ramën. Linda ka një vajzë, fryt i martesës së parë të saj.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/