Tiranë, 26 korrik 2014 – Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë që ka ardhur në jetë, Zaho Rama ka marrë shumë vëmendje mediatike. por çfarë mendon për foshnjen e vogël, vëllai i tij i madh, Gregori Rama?
Gazetarja e "Dita", Mira Kazhani ka zhvilluar me djalin e parë të kryeministrit Rama intervistën e mëposhtme. Gregori shprehet se uron që Rama të jetë një baba i mirë për Zahon, sepse me të ka ditur të jetë një shok i mirë.
Mira Kazhani: Alo Greg, urime. U bëre me vëlla…
Gregor Rama: Po u bëra, faleminderit. Për çfarë do të më pyesësh tani. Se e di që kërkon diçka…
Mira Kazhani :- Çfarë ndjen? Kush ta dha lajmin për Zahon?
Gregor Rama: – Miks ndjenjash dhe kujtimesh. Jam i emocionuar. Lajmin ma dha Edi në ëhatssap. Mund të them që kam qënë në mendime të thella. Është edhe për jetën time një status i ri. Kam një vëlla tani. E ka edhe Rea. Jemi një familje më e madhe.
Mira Kazhani: Xheloz?
Gregor Rama: Xheloz unë? Jooo. Ndoshta do të jem në rast se nuk do më japin mundësinë dhe kohën e mjaftueshmë për të kontribuar në rritjen e vëllait tim. Plus që jam 24 vjet më i madh. Unë quhem Greg dhe ai Zaho, kjo është e vetmja diferencë.
Mira Kazhani: Si tu duk Edi?
Gregor Rama: I lumtur.
Mira Kazhani: Zaho, duket një emër i rrallë, shumë i veçantë.
Gregor Rama: Emër i goditur, mendoj unë. Zaho… Jo keq ëë?!
Mira Kazhani: Kush e zgjodhi këtë emër?
Gregor Rama: Emër i një partizani të orëve te para në Vuno. Edi, Edi sigurisht e zgjodhi!
Mira Kazhani: Ju keni treguar dhe Edi vetë që ai dikur të patë thënë se nuk dinte të ishte baba i mirë dhe ratë në ujdi të ishit shok të mirë. Si do jetë me Zahon, mendon? Shok apo babi?
Gregor Rama: Me mua Edi vërtetoi se ishte një shok i mirë, uroj që me Zahon të vërtetoj se është një baba i mirë.
Mira Kazhani: Çfarë i uron më së pari Zahos?
Gregor Rama: Të rritet i shëndetshëm!
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





