I padëshiruar në Turqi është shpallur një i ri me origjinë grek pasi ka shpalosur flamurin helen para Shën Sofisë.

I riu ka publikua një video në rrjetet sociale, ku shihet duke shpallosur flamurin grek teksa dëgjohet të thotë: “Shën Sofia do të jetë gjithmonë një kishë. Dhe jo vetëm një kishë, një kishë greke. Rroftë Greqia. Rroftë Stambolli. Qyteti do të jetë gjithmonë një qytet grek”.

Siç raporton kanali turk “Hulk TV”, autoritetet turke hetuan videon dhe vendosën një ndalim për të riun grek për të hyrë në vend. Në të njëjtën kohë agjencia e lajmeve EHA flet për një “provokim nga një shtetas grek”.