Policia e Fierit njofton se është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës në fshatin Libofshë, shtetasi grek Jorgos Angjelidhis, 44 vjeç.
Sipas policisë, rreth orës 13:00, ai është gjetur nga bashkëjetuesja e tij. Viktima bashkëjetonte me shtetasen E. G., në banesën e saj në Libofshë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





