Gjatë ditëve të fundit kanë qarkulluar lajmet se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç mund të shkelë marrëveshjen e arritur në SHBA duke refuzuar zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem.

Por kjo gjë nuk mund të ndodhë sipas Richard Grenell, i cili ka bërë “retweet” një shkrim në Twitter, ku thuhet se Vuçiç indirekt e ka konfirmuar marrëveshjen që e nënshkroi.

“Pavarësisht thashethemeve, Vuçiç i Serbisë ka refuzuar të mohojë se shteti i tij do ta zhvendosë ambasadën në Jeruzalem. Në fakt, ai indirekt e konfirmoi se çfarë ka nënshkruar në Washington”, shkruhet në postimin e Grenell.