Richard Grenell, ish i dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, ka treguar në Twitter se në takimin me kryeministrin Edi Rama, kanë diskutuar për çlirimin sa më të shpejtë të Hashim Thaçit, nga burgu në Hagë.
Kjo sipas Grenellit, pasi akuzat e ngritura kundër Thaçit janë të rreme dhe se nga informacionet e dëshmitarëve, janë manipuluar nga Jack Smith.
Richard Grenell: ‘Kam drekuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, një nga aleatët tanë më të mëdhenj në NATO dhe ne ramë dakord që duhet bërë më shumë për të çliruar sa më shpejt Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se ato janë manipuluar nga Jack Smith.’- shkruan Grenell.