Pavarësisht masave të marra kundër COVID-19, Greqia vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe të rasteve të reja ditore.

Mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 98 persona, ndërsa janë konfirmuar 1667 raste të reja me koronavirus.

Aktualisht 612 qytetarë grekë janë të intubuar në spital. Sipas të dhënave, që pas shfaqjes së COVID-19, në shtetit fqinj kanë humbur jetën 2804 qytetarë.