Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë raportuar 236 raste të reja me COVID-19, shifër më e ulët se ditët e tjera.
Ndërkohë 18 pacientë humbën jetën nga virusi.
Infektimet duken të izoluara në shtetin fqinj, pasi 107 prej tyre ishin në Atikë kurse 26 në Selanik.
Greqia nga nesër hap kufirin me Shqipërinë, por ka shtyrë hapjen me Kapshticën deri më 3 korrik.
Vendi fqinj i frikësohet një vale tjetër të COVID-19 prej variantit delta.





