Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë publikuar shifrat e fundit sa i përket COVID-19 atje.

Shteti fqinj ka regjistruar gjatë 24 orëve të funditr 2,249 raste me Covid-19.

Sipas njoftimit të autoriteteve zyrtare numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë arrin në 671,040 persona.

Ndërkohë nga ana tjetër numri i viktimave është rritur sërish ku 30 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin.

Në këtë shtet që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 15,042 vdekje.