Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë raportuar një numër të lartë infektimesh me Covid-19.
Mësohet se në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë identifikuar 2,925 raste si dhe 21 persona kanë humbur jetën.
Nga numri total i të infektuarve, mësohet se 51.2% janë meshkuj.
Kujtojmë se numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë shkon në 13,048, ku shumica e viktimave është mbi 70-vjeç.





