Greqia ka regjistruar sërish shifra të larta të infektimeve me Covid-19. Në 24 orët e fundit 2343 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Ndërkohë në raport është publikuar për herë të parë edhe numri i pacientëve të pavaksinuar.

Konkretisht, ai raporton se nga 338 pacientë të intubuar, 309 (91.42%) janë të pavaksinuar dhe vetëm 29 (8.58%) janë plotësisht të vaksinuar.

Ndërkohë janë shënuar edhe 19 viktima, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 13,656 vdekje.