Greqia ka shënuar sërish një numër të lartë infektimesh me Covid-19.

Mësohet se në 24 orët e fundit 2840 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 593,668.

Nga ana tjetër, numri i viktimave ka pësuar një ulje të lehtë nga një ditë më parë duke regjistruar 33 humbje jete, ndërsa që nga fillimi i epidemisë një total prej 13,777 vdekjeve janë regjistruar .