Autoritetet shëndetësorë në Greqi, kanë raportuar të dhënat e fundit nga virusit atje.
Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 1,112 të infektuar, ku vihet re një ulje krahasuar me një ditë më parë.
Fatkeqësisht, me të gjithë ndërhyrjen e mjekëve, nuk kanë arritur të fitojnë betejën me virusin 35 qytetarë.
Sa i përket të shtruarve në njësitë e kujdesit intensiv, në të gjitha spitalet e Greqisë, numri i tyre aktualisht është 416, shkruajnë mediat.





