Një shqiptar është gjetur i vdekur në qelinë e tij në një nga burgjet greke.
I ndjeri është një 36-vjeçar, i cili ishte i burgosur në burgun e Trikallas, ndërsa mediet lokale shkruajnë se ai u rrëzua papritur mbrëmjen e shkuar duke humbur jetën.
Një autoambulancë e transportoi atë drejt spitalit të Trikallas, por ai fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.
Gazeta greke “Protothema” shkruan se vdekja e të burgosurit ka të ngjarë të jetë për shkaqe patologjike.
Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcakojë qartë shkaqet.





