Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 526 raste të reja me koronavirus, ndërsa 85 pacientë kanë humbur jetën.
Sakaq 505 pacientë po trajtohen me intubim, ndërsa 77.4% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin 131597, nga të cilët 52.5%, janë burra.
Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e Shëndetit në vend, rezulton se 5229 (4.0%) e rasteve kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 38481 (29.2%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.





