Shifra të larta të rasteve me Covid-19 janë raportuar sërish në Greqi.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6700 të prekur me Covid, ndërsa kanë humbur jetën 59 persona.
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus ka arritur në 754, 451, prej të cilëve 50,8% e tyre janë burra.
Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 16, 050 qytetarë.
Reparti i Kujdesit Intensiv njofton se 434 pacientë ndodhen në intubuar në spital, mosha mesatare e tyre është 64 vjeç, ndërsa 79,5% e tyre kanë sëmundje shoqëruese.





