GUMENICË, 12 mars 2103 –Natën e 11 marsit 2013 policia e Janinës arrestoi në qytetin e Gumenicës një shtetas austriak 61 vjeç, pasi u kap në flagrancë me katër të huaj pa dokumente.
Nga hetimet e mëtejshme që u bë në kamionin e austriakut, rezultoi që emigrantët e fshehur ishin të katër me shtetësi shqiptare (përkatësisht të moshës 25, 29, 26 dhe 23 vjeç), të cilët u arrestuan gjithashtu.
Të 5 të arrestuarit do të dërgohen në prokurorinë e Tesprotisë, ndërsa hetimet paraprake u kryen nga Departamenti i Emigracionit i Gumenicës, njofton e përditshmja e Athinës “Kathimerini”.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





