Policia e Athinës ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë shqiptarë dhe katër shtetas grekë pasi ishin të përfshirë në një rrjet kriminal droge, të krijuar nga vetë ata. Shtetasit shqiptarë dhe ata grekë bashkëpunonin me një pronar restoranti për dërgesat e drogës. Droga transportohej nga Shqipëria dhe më pas u dorëzohej grekëve për t’u fshehur në restorantin e ndodhur në Athinë. Burimet bëjnë të ditur se bëhej fjalë për lëndë narkotike Cannabis sativa, që vinte nga Shqipëria. Ndërkohë pas arrestimit, në restorant u ushtrua kontroll, ku u gjet 30 kg hashash.
Greqi, arrestohen pesë shqiptarë, ishin pjesë e një rrjeti trafiku droge
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Lejuan ndërtim pa leje dhe nuk morën masa ligjore, Prokuroria Tiranë kërkon masa sigurimi për kryeinspektorin dhe juristin e IMT-së
Mirësjellja e Dakota Johnson i kushtoi humbjen e rolit
Shiste kokainë në parqet e Venecias, dënohet në kohë rekord ‘turisti’ shqiptar
Oficeri francez zbulon pa dashje vendndodhjen e aeroplanmbajtëses përmes aplikacionit Strava





