Një shqiptar i moshuar është arrestuar nga autoritetet greke, pasi u kap me një sasi lënde narkotike e llojit heroinë, të cilën e kishte fshehur në trup. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për 652 gramë heroinë, e cila iu gjet një 62-vjeçari shqiptar. Ai e kishte fshehur drogën të këmbët, ku e kishte lidhur me ngjitës, siç shihet edhe në foto.
Përveç sasisë së heroinës, atij iu sekuestruan edhe 400 euro dhe tre celularë. Shqiptari u arrestua në Janinë dhe akuzohet për posedim të lëndëve narkotike.