Një 34-vjeçar shqiptar u vu në pranga nga policia greke, pasi u kap me një sasi lënde narkotike. Mediat greke raportojnë se 34-vjeçari, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, u vu në pranga gjatë natës në zonën e Kosturit pranë Selanikut. Pasi ka marrë informacionin se një i dyshuar transportonte kanabis nga Shqipëria në drejtim të Athinës, efektivët e shtetit fqinj kanë ngritur disa pika kontrolli në autostradë. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin udhëtonte janë gjetur 37.4 kg Cannabis sativa. 34-vjeçari është vënë në pranga me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Greqi, arrestohet shqiptari, iu gjet në makinë 37 kg drogë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dalin bisedat e Epstein me modelen shqiptare: Po mendoja për ty mbrëmë
Demokratët akuzojnë Departamentin e Drejtësisë për fshehje dosjesh që përmendin Trump në çështjen Epstein
Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon, ju pretendoni…
Del kandidatura e parë për president në Kosovë





