Një 34-vjeçar shqiptar u vu në pranga nga policia greke, pasi u kap me një sasi lënde narkotike. Mediat greke raportojnë se 34-vjeçari, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, u vu në pranga gjatë natës në zonën e Kosturit pranë Selanikut. Pasi ka marrë informacionin se një i dyshuar transportonte kanabis nga Shqipëria në drejtim të Athinës, efektivët e shtetit fqinj kanë ngritur disa pika kontrolli në autostradë. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin udhëtonte janë gjetur 37.4 kg Cannabis sativa. 34-vjeçari është vënë në pranga me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Greqi, arrestohet shqiptari, iu gjet në makinë 37 kg drogë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dosja “Revanshi”/ Nga Durim Bami, tek Aldo Avdylaj dhe Altin Morina, GJKKO shpall vendimin për 7 të pandehurit
Horoskopi javor, 14 – 20 shtator 2026
Fiton 450 mijë euro në javë, gruaja e futbollistit është e shokuar nga transferimi në Arabi
“Konflikti për pagat, kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë”- BIRN: Ka për qëllim të shpërqendrojë vëmendjen dhe debatin publik nga protestat e përditshme





