GREQI, 09 mars 2013 – Një shqiptar, i cili ishte përfshirë në trafikun e drogës dhe duhanit kontrabandë është arrestuar nga policia greke. 27 vjeçari shqiptar, gjatë një kontrolli  të ushtruar në banesë ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë, 791 gram kanabis si dhe duhan kontrabandë, i cili ishte i destinuar për shitje.

Shqiptari prej kohësh merrej me tregtinë e lëndëve narkotike dhe futjen e duhanit kontrabandë në shtetin helen.

Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është dërguar në ambientet e paraburgimit, ndërsa materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë.