Një 43-vjeçar shqiptar u arrestua me kokainë në aeroportin ndërkombëtar të Athinës, në Greqi. Pas peshimit, rezultoi se shqiptari posedonte 13 kilogramë kokainë, i cili kishte zbritur nga avioni dhe droga ishte e destinuar për në Greqi.

Sipas medieve të vendit fqinj, shqiptari është pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës. Kokaina besohet se e ka orgjinën nga Panamaja dhe në kërkim janë edhe shqiptarë të tjerë, bashkëpunëtorë të 43-vjeçarit të arrestuar.

Policia greke pati një sinjalizim për trafikun e drogës nga autoritetet gjermane. Mësohet se shqiptari kishte udhëtuar me avion për në Athinë me një linjë tranzit. Kokaina ishte fshehur brenda disa pjesëve motorike për anije.