Një biznesmen grek është rrëmbyer në mes të rrugës në Pire. 

“Kathimerini” raporton bëhet fjalë për një sipërmarrës 50-vjeçar mjaft të njohur. Ai është i angazhuar në importin e produkteve të ndryshme.

Dëshmitarët i thanë policisë se biznesmeni u rrëmbye me një makinë “Volkswagen” ngjyrë të zezë dhe më pas u largua me shpejtësi.

50-vjeçari është hetuar më parë për kontrabandë të cigareve, por nuk ishte zbuluar asgjë kundër tij.

Policia greke është duke hetuar rreth kësaj ngjarjeje, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë të rrëmbyesve.