GREQI, 2 maj 2013 – E përditshmja El Pais në një shkrim të saj rrëfen për tentativën e sulmit që deputeti i Agimit të Artë, Yorgos Germenis, ndërmorri ndaj kryebashkiakut të Athinës Yorgos Kaminis.
Sipas El Pais, deputeti i partisë ekstremiste greke “Agimi i Artë” ka tentuar të sulmojë kryetarin e bashkisë së kryeqytetit grek. Duke iu referuar dëshmitarëve Germini ka hyrë në ambientet e brendshme të bashkisë së Athinës dhe ndërsa ka tentuar të sulmojë kreun e këtij institucioni ka qëlluar një grua. Policia e ka ndaluar deputetin, i cili mbante me vete edhe një pistoletë në një xhep të xhaketës.
“Demokracia do të fitojë”. Kështu ka deklaruar kryebashkiaku Kaminis pas episodit të pakëndshëm. Shkak për këtë incident duket se është bërë ndalimi që i bëri kryebashkiaku ndarjes së ushqimeve të shportës në sheshin Syntagma, një nga vendet simbol të qytetit.
Kur kamioni i neonazistëve mbërriti në shesh dhe nisi të kryente shpërndarjen megjithëse ishte paralajmëruar nga policia, kjo e fundit përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





