28 gusht 2013- Zhdukja e 500 fëmijë rom, të ardhur nga Shqipëria ka nxitur ministrin grek të Drejtësisë të kërkojë hetime të detajuar lidhur me çështjen. Kërkesa erdhi pasi Komiteti Kundër Torturës në OKB përsëriti shqetësimin në lidhje me zhdukjen e fëmijëve, dhe sidomos për faktin se këto raste nuk janë hetuar nga autoritetet greke.Fëmijët rom, kryesisht shqiptarë ishin transferuar në Greqi në institucionin shtetëror, Agia Varvara, në periudhën 1998- 2001, për të qëndruar deri në kohën kur ata do të binin në gjurmët e prindërve të tyre.Komisioni i OKB-së ka kërkuar urgjentisht bashkëpunim me autoritetet në mënyrë që të krijojnë mekanizmi efektivë për të hetuar këto raste dhe për të gjetur fëmijët e zhdukur.Ministri grek e Drejtësisë ka kërkuar nga autoritetet gjyqësore që të hetohet plotësisht dhe të gjitha detajet lidhur me rastin.
/panorama/





