Në pikën kufitare të Idomenit mes Greqisë dhe Maqedonisë janë të bllokuar më shumë se 13 mijë refugjatë nga Lindja e Mesme, të cilët kërkojnë të kalojnë përmes Maqedonisë për të shkuar drejt vendeve të Bashkimit Europian. Por, situata e rëndë është krijuar për shkak se Maqedonia ka mbyllur kufijtë prej disa ditësh, duke shkaktuar një situatë emergjence në Greqi. Refugjatët e bllokuar në kufirin mes dy shteteve qëndrojnë nëpër kampe të improvizuara në kushte të vështira. Situata sa vjen e rëndohet akoma më shumë edhe për shkak të rrezikut të përballjes me mungesë të ushqimit. Po kështu, refugjatët janë të ekspozuar edhe ndaj kushteve të motit, pasi tre ditë më parë e kaluan natën në shi dhe në baltë.
Greqi, ja situata e refugjatëve në kufirin me Maqedoninë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Durrës/ Babai kërcënon vajzën me thikë, më pas plagos veten
“Do isha shoqe me të”/ Elijona i përgjigjet Benitës: Nuk besoj
Konflikt mes fqinjëve në Kombinat, shkak ngushtimi i shkallëve
Erik Lloshi së shpejti baba? Bashkëshortja: 14 shkurti na gjen me fillim të ri





